Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta
Dashi
Një periudhë shumë e favorshme për vendime të mëdha në karrierë. Mundësi të reja hapen pas një periudhe sfiduese. Mos hezitoni – është momenti juaj.
Demi
Ndikime shumë pozitive në ekonomi dhe stabilitet. Një kontratë apo marrëveshje e rëndësishme mund të vijë. Muaj i mbarë për zhvillime të mëdha.
Binjakët
Një lajm i mirë sjell qetësi dhe zgjidhje. Favorizohen kontratat dhe ofertat e reja. Mundësi për stabilizim në punë dhe në jetën personale.
Gaforrja
Me Hënën dhe Jupiterin në shenjën tuaj, jeni ndër më të favorizuarit. Takime të rëndësishme dhe mundësi financiare në horizont.
Luani
Rritje në detyrë ose në të ardhura është e mundur. Kujdes me vendimet, por mos lini pa shfrytëzuar mundësitë që ju vijnë.
Virgjëresha
Koha për rishikim dhe vendime të zgjuara në punë. Një lajm i mirë mund të vijë, sidomos për dokumente apo çështje zyrtare.
Peshorja
Mundësi për rol drejtues dhe zhvillim profesional. Vlerësimi për punën tuaj është në rritje. Favorizohen edhe nismat personale.
Akrepi
Një problem në punë merr zgjidhje pozitive. Lajme të mira nga familja ose jashtë vendit. Stabilitet dhe qetësi në horizont.
Shigjetari
Një mundësi e artë për realizimin e planeve tuaja. Favorizohen projektet e reja dhe stabiliteti financiar.
Bricjapi
Periudhë shumë e mirë për karrierën dhe financat. Mundësi për role drejtuese dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ujori
Një nga ditët më të mira për ju. Zgjidhje konfliktesh, stabilitet financiar dhe mundësi për investime apo blerje të rëndësishme.
Peshqit
Takime dhe vendime të rëndësishme në punë. Mundësi për rritje dhe zhvillim. Një periudhë shumë pozitive për të ardhmen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





