Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat
Ndikimi i Marsit në Luan sjell energji, guxim dhe mundësi të reja gjatw kwsaj jave. Në fokus janë sidomos çështjet e punës, ekonomisë, karrierës dhe ndryshimeve të rëndësishme. Marsi në një shenjë zjarri, si Luani, sjell një periudhë më dinamike. Në këtë ndikim përfshihen Demi, Akrepi dhe Luani, ndërsa edhe shenjat e ajrit, Ujori dhe Peshorja, marrin ndikime pozitive.
Harta astrologjike e ditës vendos theksin te ekonomia, stabilizimi dhe mundësitë për ndryshime. Hëna në Dash lidhet me iniciativa të reja dhe me vendime që mund të ndikojnë në të ardhmen e afërt.
Për ata që duan të nisin një biznes apo një projekt të ri, kjo paraqitet si një periudhë e përshtatshme për të hedhur hapa përpara. Në fokus janë edhe mundësitë e reja në punë dhe karrierë.
Dashi
Për Dashin, fokusi kryesor është puna dhe ekonomia. Do vijnë mundësi të reja dhe një zhvillim i rëndësishëm profesional. Takime, bisedime dhe mundësi për të nisur diçka të re në karrierë. Mund të shfaqet një rol i ri ose një përgjegjësi drejtuese. Në dashuri, një lidhje afatgjatë mund të kërkojë zgjidhjen e një problemi të mbetur pezull.
Demi
Demi hyn në një periudhë më pozitive për punën, karrierën dhe ndryshimet. Mundësi për të avancuar dhe për të konkretizuar plane. Kujdes me një ndryshim në punë që mund të vijë për shkak të kompanisë ose institucionit ku punoni. Një udhëtim i shtyrë mund të realizohet. Në dashuri, parashikohet një afrim ose ribashkim me një person nga e kaluara, veçanërisht në një lidhje që lidhet me Peshoren.
Binjakët
Binjakët hyjnë në një periudhë me mundësi të rëndësishme dhe vendime të reja. Mundësi për një udhëtim të rëndësishëm, veçanërisht për punë. Një punë e dytë ose një mundësi e re profesionale mund të zhvillohet. Koha favorizon vendimet, ndryshimet dhe nisjet e reja. Në planin shpirtëror dhe sentimental, përmenden ndikime të forta me Ujorin dhe Luanin.
Gaforrja
Për Gaforren vjen një periudhë e zgjidhjes së çështjeve të mbetura pezull. Mund të zgjidhet një problem që lidhet me biznesin ose punën. Në fokus janë kreditë, financat dhe çështjet ekonomike. Një udhëtim ose bashkëpunim me jashtë sjell mundësi të reja. Në dashuri kërkohet më shumë durim dhe përkushtim për të stabilizuar marrëdhënien.
Luani
Luani është një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Marsi në shenjën tuaj sjell energji dhe mundësi të reja në ekonomi, punë, blerje, shitje, dokumente dhe lëvizje jashtë vendit. Mund të ketë një zhvillim të rëndësishëm ligjor. Zgjidhet një problem i mbetur pezull. Fokus i fortë te ekonomia dhe karriera. Në dashuri, ndikimet janë pozitive. Përmenden veçanërisht lidhjet me Ujorin dhe Luanin, ndërsa me Demin kërkohet më shumë kujdes dhe durim.
Virgjëresha
Motoja për Virgjëreshën është: Ec avash, sepse nxitimi nuk ndihmon. Mundësi për ndryshim pune dhe vendime të rëndësishme profesionale. Mund të vijë një ofertë ose rritje në detyrë, por duhen shmangur keqkuptimet. Një çështje dokumentacioni që lidhet me një blerje mund të zgjidhet. Në dashuri, ekuilibri mes punës dhe marrëdhënies është çelësi. Përmenden lidhje pozitive me Peshqit, Gaforren dhe Shigjetarin.
Peshorja
Peshorja duhet t’i besojë më shumë intuitës së saj. Një ofertë e rëndësishme pune sjell një dilemë. Mundësi të reja dhe zhvillime pozitive në ekonomi. Mund të ketë ndryshim pune ose edhe zhvendosje nga një vend në tjetrin. Periudha paraqitet si e rëndësishme për karrierën dhe stabilizimin ekonomik.
Akrepi
Akrepi hyn në një periudhë me mundësi të forta në karrierë dhe financa. Mundësi për të marrë një pozicion pune që dëshirohet prej kohësh. Një udhëtim dhe një dokument i rëndësishëm mund të sjellin lajm pozitiv. Në fokus janë çështjet bankare, kreditë dhe financat. Në marrëdhënie, përmenden ndikime të mira me Demin, Luanin dhe Ujorin.
Shigjetari
Shigjetari ka mundësi të mira në karrierë, udhëtime dhe biznes, por duhet të tregojë kujdes me shpenzimet. Mundësi për zgjerim të biznesit ose shtim të aktivitetit. Karriera merr më shumë rëndësi. Periudhë e mirë për të stabilizuar dhe rregulluar çështje të rëndësishme. Në dashuri, ndikime pozitive me Dashin dhe Virgjëreshën.
Bricjapi
Bricjapi përballet me një periudhë të rëndësishme për studimet, punën dhe karrierën. Kjo periudhë sjell mundësi për stabilizim dhe për zhvillime të reja profesionale. Në dashuri kërkohet pak më shumë vëmendje, sidomos në marrëdhëniet me Virgjëreshën.
Ujori
Për Ujorin, tema kryesore është kompromisi dhe marrja e vendimeve. Kjo shenjë ka mundësi të mira në punë dhe karrierë, ndërsa ndryshimet personale kërkojnë qartësi dhe maturi. Në marrëdhënie përmenden ndikime pozitive me Akrepin dhe Binjakët. Një zhvillim i papritur në dashuri lidhet me Luanin.
Peshqit
Peshqit hyjnë në një periudhë me mundësi në punë, karrierë dhe financa. Ndryshime të mëdha ekonomike dhe profesionale mund të jenë në fokus. Në dashuri këshillohet të pritet pak, pasi mund të shfaqen surpriza. Ndikime pozitive përmenden me Gaforren dhe Shigjetarin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




