Horoskopi sipas Jorgo Pullës, shenjat që duhet të tregojnë kujdes sot
Një ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, stabilizim në ekonomi dhe marrëdhënie, si edhe për të nisur ndryshime që do të japin rezultat në vazhdim. Paraditja është për reflektim dhe organizim, ndërsa pas orës 14:00 energjitë bëhen më dinamike dhe favorizojnë veprimin.
Dashi
Sot hapet një dritare e rëndësishme për çështjet ekonomike, investimet dhe vendimet që lidhen me pronën ose ndryshimin e vendbanimit. Pasditja sjell mundësi për të zgjidhur keqkuptime në marrëdhënie dhe për të rikthyer harmoninë në çift. Në punë mund të merrni një lajm që ndryshon planet tuaja në favor. Nëse jeni beqarë, një njohje e re mund të marrë zhvillim shumë më shpejt nga sa prisni.
Demi
Dita kërkon qetësi dhe maturi. Në bashkëpunime ose partneritete mund të lindë një keqkuptim që do të sqarohet shumë shpejt. Mos merrni vendime të nxituara vetëm mbi fjalët që dëgjoni. Financat përmirësohen gradualisht dhe një mundësi për kredi, investim ose marrëveshje del në horizont. Në dashuri favorizohen njohjet me shenja zjarri dhe uji.
Binjakët
Një ditë shumë pozitive për punën dhe karrierën. Mund të përballeni me një gabim të bërë nga të tjerët, por situata do të kthehet në favorin tuaj. Mos merrni përsipër përgjegjësi që nuk ju takojnë. Në dashuri komunikimi bëhet arma juaj më e fortë dhe një marrëdhënie mund të marrë drejtimin e duhur.
Gaforrja
Sot jeni ndër shenjat më të favorizuara. Takimet, intervistat, negociatat dhe çdo vendim profesional kanë shumë gjasa të japin rezultat. Pasditja sjell lajme pozitive dhe mundësi për të zgjidhur një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në dashuri rikthehet besimi dhe stabiliteti.
Luani
Po përgatiteni për një periudhë shumë të favorshme. Sot mund të merrni një lajm të rëndësishëm për punën ose një projekt të ri. Kujdes me informacionet konfidenciale, jo çdo gjë duhet ndarë me të tjerët. Financat fillojnë të marrin drejtimin e duhur dhe energjia juaj rritet ndjeshëm.
Virgjëresha
Mos u shqetësoni nga thashethemet apo informacionet e pasakta. E vërteta do të dalë në dritë dhe situatat do të sqarohen. Në punë shmangni reagimet impulsive dhe analizoni çdo detaj. Mbrëmja është ideale për argëtim dhe relaks, por tregoni kujdes në udhëtime dhe në drejtimin e automjetit.
Peshorja
Ju jeni protagonisti i kësaj dite. Çështje të mbetura pezull prej kohësh fillojnë të marrin zgjidhje. Favorizohen kontaktet, marrëveshjet, çështjet ligjore dhe projektet profesionale. Në dashuri rikthehet ekuilibri dhe komunikimi bëhet shumë më i lehtë.
Akrepi
Pasditja sjell energji të reja dhe një ndjesi çlirimi. Çështjet që lidhen me pronat, dokumentet ose të drejtat tuaja fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur. Intuita ju ndihmon të dalloni të vërtetën nga iluzionet. Në dashuri, një sqarim sjell qetësi.
Shigjetari
Puna dhe çështjet zyrtare kërkojnë durim, por rezultatet do të vijnë. Një mundësi e re hapet për ata që kërkojnë ndryshim ose avancim profesional. Në marrëdhënie shmangni nxitimin dhe dëgjoni më shumë partnerin. Një lajm pozitiv mund të vijë nga larg.
Bricjapi
Sakrificat e muajve të fundit fillojnë të japin fryte. Financat stabilizohen dhe projektet afatgjata marrin hov. Favorizohen udhëtimet, kontaktet me jashtë dhe çdo iniciativë që lidhet me zhvillimin profesional. Në dashuri mbizotëron qetësia dhe mirëkuptimi.
Ujori
Ekonomia dhe karriera marrin një kthesë pozitive. Mund të merrni një ofertë ose një mundësi që hap perspektiva të reja. Në dashuri kërkohet pak më shumë vëmendje ndaj partnerit dhe komunikimit. Projektet që nisni tani kanë potencial të madh për sukses.
Peshqit
Intuita juaj është arma më e fortë sot. Favorizohen takimet me persona me ndikim, nisja e një biznesi të ri, investimet dhe projektet profesionale. Një keqkuptim në familje ose në punë zgjidhet me qetësi. Në dashuri rikthehet harmonia dhe mund të merren vendime afatgjata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




