Humb jetën Dave Prowse, aktori i Dark Vador në Star Wars

Aktori britanik, Dave Prowse, i cili mishëroi personazhin Dark Vador në trilogjinë e parë të Luftës së Yjeve, vdiq në moshën 85-vjeçare, njoftoi sot agjenti i tij Thomas Bowington.
“Me trishtim të madh më duhet t’ju njoftoj se Dave Prowse u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare”, theksoi agjenti i tij në një mesazh në Facebook.
“Le të jetë forca me të, gjithmonë!” deklaroi agjenti për BBC, duke shprehur keqardhje për një humbje vërtet të madhe dhe thellësisht pikëlluese për miliona mbështetës në mbarë botën.
Prowse ka lujtuar në filmat Star Wars (1977), The Empire Strikes Back (1980), dhe Return Of The Jedi (1983).
Peshëngritësi, i cili u bë aktor, Dave Prowse mori rolin falë posturës së tij. Ai ishte i gjatë gati dy metra (1,98m), por pasi theksi i fortë i aktorit nga Bristoli (perëndimi i Anglisë) u konsiderua i papërshtatshëm, zërin e personazhit e luajti James Earl Jones.
Ai përfaqësoi Anglinë në peshngritje për lojërat e Commonwealth në fillim të viteve 1960 para se të niste një karrierë si komedian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




