Humb kontrollin e makinës dhe shkakton aksident të 3-fishtë në Pogradec, plagosen 4 persona

Aktualitet | 4 vite më parë

Një aksident i 3-fishtë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë pranë fshatit Pojskë, ku drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” dhe mjetin tip “Opel”.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, 38-vjeçari R. H. dhe pasagjeri K. B., 27 vjeç, si dhe dy pasagjeret në mjetin tip “Toyota” N. H., 38 vjeçe dhe K. H., 37 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen ka nisur hetimi për 38-vjeçarin që drejtonte mjetin tip “Benz”, i cili ka qenë edhe shkaktari fillestar i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme