Humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen kryeministrja e Suedisë

Botë | 4 vite më parë

Magdalena Andersson njëherazi kryetarja e socialdemokratëve dorëhiqet nga detyra si kryeministre e Suedisë. Andersson pranoi humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare.

Vendimin për dorëheqje do të dorëzohet prej saj zyrtarisht të enjten (15 shtator). Detyra e kryeministrit do t’i ngarkohet kryetarit të Kuvendit të Suedisë.

“Koalicioni, i përbërë nga tre parti të krahut të djathtë dhe Demokratët e Suedisë (SD) të ekstremit të djathtë, ka një shumicë të vogël, por megjithatë një shumicë.Prandaj do të kërkoj nesër (e enjte) të jap dorëheqjen nga detyrat e mia si kryeministre dhe përgjegjësia për vazhdimin do t’i ngarkohet kryetarit të Kuvendit”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare me vota të numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, koalicioni i djathtë/ekstrem i djathtë i udhëhequr nga konservatori Ulf Kristerson merr 176 vende, krahasuar me 173 për koalicionin e majtë të udhëhequr nga Anderson.

Magdalena Andersson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme