I akuzuar për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-kreun e Bashkisë së Fushë Arrëzit

Aktualitet | 3 vite më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO ish-kreun e Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci dhe dy persona të tjerë, Ndoc Marku dhe Durim Margjekaj.

Nëpërmjet një njoftimi, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se Tuci, në bashkëpunim me Ndoc Markun, me veprime dhe mosveprime të tyre, kanë çuar në dëmtimin e rëndë, vlerësuar në 234.007.500 lekë, të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërsa Durim Margjekaj, administrator të firmës “Legjendari” sh.p.k., sipas hetimeve, rezulton se me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse.

Tuci dhe Marku akuzon për “shpërdorim detyre, ndërsa Margjekaj akuzohet për “ndërtimi të paligjshëm”.

Tuci u vu në pranga më 17 korrik, ndërsa dy ditë më parë ai u transferua në spitalin e burgut për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë- Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur Partisë Socialiste, nga viti 2015 deri para pak muajsh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme