I dënuar me 10 vite burg për vrasje, kapet 39-vjeçari në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Durrësit ka kapur 39-vjeçarin e shpallur në kërkim për vrasjen e kryer në vitin 2016.

39-vjeçari Gëzim Kajno ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen me armë zjarri, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite.

Më 01 mars të 2016-ës në Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.

Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme