I dënuar me 25 vite burg në Peru, arrestohet në Morinë 58-vjeçari nga Ukraina

Aktualitet | 3 vite më parë

Është vënë në pranga një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

58-vjeçari u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teka tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që ishte i dënuar nga autoritetet e Perusë me 25 vite burg për trafik armësh dhe krime kundër shtetit.

58-vjeçari, banues në Ukrainë, është i dënuar me 25 vite burg për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Ndërkohë vijon puna nga Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Peru, për ekstradimin e 58-vjeçarit Dmytro Chornyi.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme