I dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e gruas, ndërron jetë në burg 80-vjeçari nga arresti kardiak

Adem Tala, 80-vjeçari nga Kukësi i dënuar me 35 vite burg, pasi në vitin 2018 goditi për vdekje me sëpatë gruan e tij, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak të dielën në qelinë e tij.
Ishte drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që bëri lajmin publik, ku tha se, Tala ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Burgjeve.
Adem Tala vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit, pasi mbrëmjen e 4 prillit të vitit 2018 goditi gruan e tij 68 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes, ai u arratis për t’u kapur 22 ditë më vonë në malet e fshatit Borje.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




