I dënuar me 6 vite për kultivim droge, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 1720 bimëve narkotike, në Tepelenë.
Aldo Halili, i cili ishte dënuar me 6 vjet burgim është kapur në Itali dhe tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016, ndërsa sot i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




