I dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet në Shkodër 39-vjeçari me qëllim ekstradimin

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku është dënuar për prostitucion.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini) është dënuar në tetor të 2019 me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga Gjykata e Astit në Itali.

Ndogaj ishte lënë në arrest shtëpie në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij, por Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën në “arrest me burg” dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur në banesën e tij.

39-vjeçari është kapur dhe ndaluar nga efektivët e Shkodrës, ku do të rrijë në burg deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme