“I forti” i Sukthit pretendon se është sëmurë, GJKKO pranon kërkesën për ekspertizë mjekësore

Gjykata e Posaçme Kundërt Korrupsionit ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Rexhep Rapit për të kryer ekspertizë mjekësore. Rexhep Rapi, i njohur si “Kep Arapi” pretendon se ka probleme shëndetësore dhe se mund t’i rrezikohet jeta në qeli. Kjo kërkesë e paraqitur nga avokatët, u pranua nga GJKKO, e cila kërkon caktimin e një eksperti për të kryer ekspertizën mjeko ligjore.
Rexhep Rapi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është i lidhur me disa ngjarje kriminele. I njohur si “i forti” i Sukthit, Rexhep Rapi është arrestuar pasi akuzohet se së bashku me disa persona të tjerë do të ekzekutonin Xhevdet Plakun, por që janë tërhequr në moment të fundit.
“Kep Arapi” u vu në pranga në dhjetor të 2023, pasi sipas SPAK “së bashku me Algert Rapin, Devi Gjermënin dhe ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili””.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




