I nxehti “pushton” Rumaninë

Rumania është përfshirë nga një valë të nxehti me temperatura që kalojnë mbi 40 gradë celcius.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve në 12 qarqe në perëndim dhe jug të vendit të bëjnë kujdes dhe të mos ekspozohen ne diell. Po ashtu edhe kryeqyteti Bukuresht nuk i ka shpëtuar të nxehtit përvëlues.
Në Bukuresht, mes ndërtesave të betonit dhe asfaltit të nxehtë të rrugëve, njerëzit kanë gjetur mënyra alternative për t’u freskuar.
Autoritetetet kanë ngritur tenda të posaçme ku mjaft qytetarë kanë marrë edhe ndihmë shëndetësore. Mjekët pohojnë se në dy vitet e fundit njerëzit duket se janë më të vëmendshëm ndaj rekomandimeve që dhe masat që duhet të marrin gjatë valës së të nxehtit.
Megjithë vapën zhuritëse shumë njerëz frekuejntojne paqet publike në mesditë, kur temperaturat janë më të lartat. Meteorologët parashikojnë temperatura të larta edhe për ditët në vijim.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




