I shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, kompozitori Limoz Dizdari del nga intubimi

Sociale | 4 vite më parë

I shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka dalë nga intubimi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar kompozitorin ndërsa ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, u shpreh Manastirliu.

Sipas mjekëve që kanë asistuar kompozitorin “ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda. Problematikat ishin jo vetëm pulmonare, ku dominonte një pneumoni të rëndë, por edhe një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Pas hapjes së arterieve dhe vendosjes së 4 stendave, për fat kompozitori reagoi mirë për dy ditë”.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme