Ibra: Mund të zbutni një luan, por jo Zlatan

“Mund të zbutni një luan, por nuk mund ta zbutni Zlatan. Është një kafshë ndryshe”. Në një intervistë për ‘Champions Journal, Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, i cili kohët e fundit është rikthyer për të veshur fanellën e ekipit kombëtar suedez, rrëfen sekretet e jetëgjatësisë së tij sportive: “Unë kam një problem, nuk jam kurrë i kënaqur. Unë jam 39 vjeç dhe, me atë që kam arritur, nuk kam më nevojë të punoj, sepse kam siguruar një jetë të mirë, por kam ende pasionin për atë që po bëj”.
“Unë gjithmonë dua më shumë. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot dhe jam në gjendje të luaj dhe të bëj atë që po bëj, sepse nuk shoh shumë nga mosha ime duke bërë si unë. Momenti kur një lojtar është mbi 30 vjeç është kur ai fillon të bjerë dhe largohet. Pas 30 unë fillova të bëhem edhe më i fortë”.
Ibra më pas u rikthye në dëmtimin e tij të gjurit në 2017 me fanellën e Manchester United: karriera e tij dukej e rrezikuar. “U desh një vit që të kthehesha dhe të ndjehesha i gjallë”, tha ai. “Dua të jem i sinqertë, puna që bëra ishte shumë e mërzitshme. Ishte punë mendore që nuk isha mësuar. Jam mësuar të prek topin: hedhja, marrja, shënimi, duke përdorur imagjinatën time për të krijuar diçka”.
“Ndërkohë që, shikova orën dhe pyesja: ‘Kur ka mbaruar? Kur kam mbaruar? A duhet ta bëj përsëri? Por – vazhdon sulmuesi – unë kisha njerëz përreth meje që më shtynin dhe nuk më linin të përtoja. ‘Duhet ta bësh, duhet ta bësh!’, më thonin. Në fund, u ndjeva përsëri i gjallë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



