“Il Tritticio”- Tre opera në një, rikthehet vepra e Puccinit në TKOB

Rikthehet pas gati një dekade në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit vepra e kompozitorit Italian Giacomo Puccini “Il Trittico. Tre opera në një, shfaqja e cila ka nisur me “Il Tabarro” për të vijuar me “Sour Angelica” dhe për t’u mbyllur me operan “Gianni Schicchi”.
Ky triptik veç emrave të njohur të skenës operistike shqiptare ka sjelle edhe ato italiane, “Il Trittico” ka ardhur, nën dirigjimim e maestros Nicolo Jacopo Supa.
Me regji nga Ada, në këtë shfaqje një rol të rëndësishëm ka edhe Kori i TKOB por edhe Kori i Zërave të Bardhë, Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, të cilat janë ndërruar brenda një nate, e bënë “Il Trittico” jo thjesht një shfaqje, por një përjetim.
Fundi tragjik është elementi që bashkon tri veprat, ndonëse përmbajtja e tyre është krejtësisht e ndryshme nga njëra-tjetra.
Dinamikat do t’ju çojnë nga skena e një historie dashurie në Parisin e romancave, në një manastir murgeshash ku një nënë vuan dënimin duke mos mundur dot të takojë fëmijën e saj, për të përfunduar me aktin e fundit në Firence.
Dramaciteti i shfaqjes “Il Trittico”, emocionet dhe interpretimi kanë mbajtur të mbërthyer publikun për më shumë se tri orë “Il Tritiko do të vijojë dhe në datat 1, 2, 3 mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



