Ilir Shaqiri: Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dikur kalonim ilegalisht Bunën

Këngëtari dhe autori i këngëve shqiptar nga Kosova Ilir Shaqiri u shpreh se ky festival madhështor ka mbështetur shumë shqiptar të Kosovës dhe vazhdon ende ti mbështesë.
Gjithashtu këngëtari i njohur u shpreh se dikur ai kalonte ilegalisht kufirin për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës por me një shpresë shumë të madhe për të bërë diçka për Kosovën.
“Ishte viti 1994 dhe vija me një kompozim të Naim Gjoshit dhe poezi nga Ymer Shkreli. Ishte e mbyllur për ne artistët në Kosovë në atë kohë. Kemi kaluar Bunën ilegalisht nga Kosova por megjithatë ajo ishte arma jonë që u deshtë të bënim diçka për atë zymtësi. Është kënaqësi shumë e madhe, RTSH ka hapur dyert për artistët e rinj kosovar të cilët do të jenë e ardhmja e këngës. Sot Do të vij me këngën e Naim Gjoshit “Udhët e Mia”, tha këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Iliri Shaqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




