Inagurohen ambientet e reja të KOKSH, Rama: Mbështesim fuqizimin dhe shtrirjen e rrjeteve sportive në të gjithë territorin!

Janë inauguruar sot në Shqipëri ambjentet e reja të Komitetit Olimpik Shqiptar. I pranishëm në ceremoni kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive.
“Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist” tha Rama.
I pranishëm në inaugurimin e zyrave të reja të Komitetit Olimpik Shqiptar ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i cili ofroi mbështetje të pakursyer për të rritur numrin e të rinjve që afrohen tek sporti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




