Inaki dhe Nico Williams eliminojnë Barçën, Bilbao në gjysmëfinale

Mungon vetëm fituesi i Atletico Madrid-Sevilla (luhet të enjten në mbrëmje) për të përcaktuar tablonë e plotë të gjysmëfinalistëve të Kupës së Mbretit. Pas Real Sociedad, bashkohet Athletic Bilbao, që eliminoi Barcelonën 4-2 në kohën shtesë falë golave të Inaki (sapo u kthye nga Kupa e Kombeve të Afrikës) dhe Nico Williams, si dhe Mallorca, një befasi, fituese 3-2 ndaj Gironas . Shorti hidhet të premten.
Në “San Mames”, një nisje shokuese për katalanasit, të cilët pësuan menjëherë gol, që në minutën e parë nga Guruzeta. Lewandowski 26’ dhe Yamal 32’ u kujdesën për të përmbysur gjithçka në pjesën e parë, me të besuarit e Xavit që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.
Megjithatë, fillimi w pjesës së dytë është w njëjtë si në pjesën e parë, me Sancet që shënon dhe vendos barazpeshën në 2-2, rezultat që mbyll 90 minutat, pavarësisht mundësive të krijuara nga të dyja skuadrat. Në shtesë Inaki 107’ dhe Nico Williams 120’ vulosën suksesin e skuadrës baske, që kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




