Inaugurohet salla e Orkestrës – U rikonstruktua tërësisht, nuk ishte ndërhyrë prej vitesh

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të jetë me shtëpi të re, tërësisht moderne.
Këtë të enjte (4 prill) u bë dhe përurimi i saj, me rikonceptimin, e bërë me imtësi në çdo detaj. Që në hyrje, rrugëudhëfyese janë një mori fotografish të personazheve që i kanë dhënë identitet Orkestrës dhe Radio Televizionit, pasazhe të cilat, tërhoqën dhe vëmendjen e Presidentit, Bajram Begaj që ishte i ftuari i nderit në këtë ceremoni.
“Ndryshimet gjithmonë janë për mirë. Besoj se do vazhdojmë të bëjmë punë të mira edhe në të ardhmen”, tha Begaj.
Shtëpia e re e Orkestrës, është dinjitoze edhe për trupën e saj, të cilët shprehen se tashmë ndihen të vlerësuar dhe nderuar që do të kenë një ambient, ku do të ushtrojnë provat e do japin koncerte për të gjithë artdashësit.
Salla e Orkestrës, është guri i diamantit i një sërë ndryshimesh që po ndodhin në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.
Tashmë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit do të shtojë shërbimet që ofron, jo vetëm për pasurimin e fonotekës së televizionit, por edhe për koncerte të regjistruara për të gjithë publikun.
Gazetar: Marjo Merhori
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




