Inceneratorët, Balliu: SPAK të bllokojë produktet e krimit, Zoto e Gugallja marrin 28 milionë euro në vit dhe nuk digjet asnjë mbeturinë

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, në një deklaratë për media nga njësia 8 në Tiranë ku denoncon atë të cilën e quan afera e inceneratorëve. Teksa tregon pamjet e plehrave pas tij, Balliu kërkon të dije se përse Zoto e Gullja që marrin 28 milionë euro në vit për inceneratorin nuk djegin asnjë mbeturinë? Balliu i ka bërë thirrje SPAK që të bllokojë produktet e krimit.
“80 mijë euro në ditë u paguajmë dy personave në kërkim Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas për inceneratorët që nuk djegin asnjë mbeturinë sepse nuk ekzistojnë. 2.4 milionë euro në muaj, apo 28 milionë euro në vit.
Jemi në njësinë 8 rruga Ibrahim Buzhiqi ku bëhen komposto helmuese mbeturinat e kësaj lagje ndërkohë që Zoto e Gugallja marrin 28 milionë euro ccdo vit. Meqë 28 milionë euro nuk shkojnë për djegien e mbeturinave për banorët e kryeqytetit, ku përfundojnë ato?
Nëse me një shumë të caktuar të parave publike nuk bëhen punë publike, ato vidhen. Nëse vidhen, a kemi të drejtë të dyshojmë se ato ndahen mes atyre në llogari e të të cilëve këto para kalojnë dhe atyre që i lejojnë këto disbursime.
Pse nuk vjen inceneErioni i bashkisë këtu dhe të japë llogari por shet dëngla propagandistike. Cfarë pret SPAK që nuk bllokon produktet e krimit? Nga kush ka frikë? Pse?”, deklaron Balliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




