Infantino drejt rikonfirmimit si president i FIFA-s

Futboll Bota | 16 minuta më parë

Mungojnë më pak se 72 orë nga afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për president të FIFA-s, por gjasat janë se Gianni Infantino do të ketë rrugë të hapur drejt rizgjedhjes në mars të vitit 2027.

Edhe pse në vitin e fundit është përfshirë mes polemikave të shumta zviceriani duket se nuk do të ketë një rival të fortë përballë. Deri më tani mësohet se mund ta konkurojë vetëm Kozo Tashima.

Që kur hoqi dorë nga një plan i diskutueshëm për të shitur një pjesë të aksioneve në operacionet komerciale të FIFA-s më 1 gusht, presidenti i FIFA-s prej 10 vitesh, Gianni Infantino, ka vizituar më shumë se 30 vende dhe territore. Ai është takuar me më shumë se një duzinë kryeministrash dhe presidentësh dhe ka postuar një mori fotografish në mediat sociale me një listë të gjatë të krerëve të federatave të futbollit.

Infantino njihet për qasje të paepur ndaj punës dhe udhëtimit, vëzhguesit e FIFA-s thonë se këtë verë ai ka qenë jashtëzakonisht i zënë. Rezultati është se shanset e tij për rizgjedhje në mars duket se janë rritur ndjeshëm.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Infantino u kritikua ashpër për planin e tij të dështuar për të tërhequr investitorë të jashtëm në organin qeverisës të futbollit botëror.

Forca e reagimit nga i gjithë ambienti dukej se vinte pozicionin e Infantinos në rrezik serioz përpara zgjedhjeve të ardhshme të FIFA-s në mars. Megjithatë, edhe në kulmin e polemikave, aleatët e Infantinos ishin të bindur se ai do të vazhdonte të gëzonte besnikërinë e shumicës së anëtarëve. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme