Inceneratori i Tiranës do administrohet nga shteti. Baçi: Puna vijon normalisht

Aktualitet | 3 vite më parë

Landfilli i mbetjeve në Sharrë do të administrohet nga shteti. Në një komunikim për media, Administratori Shtetëror i Inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi ka deklaruar se puna vijon normalisht.

Ai u shpreh se bashkitë e qarkut Tiranë janë bebitorë prej tre muajsh.

“Ka një vendim të GJKKO 95, i datës 28 shtator 2023, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet e Sharrës. Kjo gjykatë ka vendosur që  për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret Agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara e konfiskuara që është në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe administrator jam zgjedhur unë.

Puna vijon normalisht. Po ndiqen kontratat që janë lidhur, po shihen detyrimet e prapambetura.

Një problematikë që pamë, bashkitë e qarkut të tiranës janë debitore te kjo shoqëri, po ëbhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. Kemi filluar duke i kontaktuar dhe duke i dërguar shkresat përkatëse, duke i vënë përpara përgjegjësisë se kanë një kontratë që duhet të zbatojnë“, u shpreh Baçi.

Më 1 gusht GJKKO vendosi sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës pasi hetimet e Prokurorisë së Posaçme  zbërthyen skemën si Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri fshehën gjurmët prej kompanisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., e cila ka të drejtën e ndërtimit dhe menaxhimit të incineratorit.

Sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë de facto pronarë të kompanisë “Integrated Energy B.V SPV”, por po ashtu edhe të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Hetimet treguan se Zoto dhe Mërtiri përdorën persona dhe shoqëri të tjera për të mos u shfaqur si pronarët e vërtetë të “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., por vendimet në lidhje me këtë shoqëri dhe me shoqërinë mëmë merreshin nga vetë ata.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme