INSTAT bën bilancin e aksidenteve rrugore, gjatë gushtit 180 persona të vrarë dhe të plagosur

Instat ka publikuar të dhënat e aksidenteve rrugore për muajin Gusht 2023.
Numri i të aksidentuarve të vrarë dhe të plagosur rezulton ne 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022.
96,6% e aksidenteve rrugore, kanë ardhur si pasojë e sjelljeve të drejtuesve të mjeteve.
Grup-mosha e cila ka kryer më shumë aksidente përgjatë kësaj periudhe është ajo nga 35 deri në 44 vjeç, ose 22,2% e numrit total.
Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel.
Sipas të dhënave të INSTAT fasha orare me numrin më të lartë të aksidenteve përgjate Gushtit 2023 është 19:00-24:00.
Nga ana tjetër në harkun e tetë mujve të 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




