Integrimi në BE, Ambasadori bullgar: Shqipëria i ka bërë detyrat, jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut!

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momchil Raytchevski tha këtë të martë se Shqipëria ka krijuar atë që është e nevojshme për integrimin në BE.

“Pozita e Bullgarisë sa i përket pozitës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka krijuar atë që është e nevojshme, ju jeni të gatshëm dhe ne e mbështesim që në momentin kur të ketë një vendim në familjen europiane që shteti të vazhdojë në rrugën e vet europiane dhe të zhvillohet konferenca e parë”.

Lidhur me marrëdhënien dy palëshe me Maqedoninë e Veriut që po mbajnë peng edhe Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ai deklaroi  se mes Sofjes dhe Shkupit po zhvillohen bisedime shumë intensive.

“Kjo që mund te them është se si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive.

Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”, tha ai.

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Raytchevski, ishte këtë të martë ne mjediset e rektoratit të universitetit të Korçës në një takim me rektorin prof. Dhimitri Bello, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” me universitetet bullgare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme