Interpelanca me deputeten Zhupa, Ministrja Kushi: Do mbaheni mend si qeveria që solli periudhën më të errët të arsimit të lartë në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit në interpelancën e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, tha se opozita do mbahet mend si ajo qeveri që solli periudhën më të errët të arsimit të lartë në Shqipëri.
Kushi theksoi se qeveria Rama nuk krahasohet me qeveritë e kaluara, pasi sheh nga e ardhmja. Sipas Kushit, ka marrë fund koha e diplomave false, universiteteve fantazmë dhe doktoraturave që shiteshin e bliheshin.
Fjala në Kuvend e Ministres Kushi:
Më bëri përshypje ajo që thatë në fillim, pse i përmendni tërmetin dhe pandeminë. Nuk e di nëse jetoni jashtë situatës sepse një pjesë e ministrave janë gdhirë natën e tërmetit dhe jetojnë me ato shqetësime dhe ato trauma. Dhe të thuash se përse përmendni tërmetin dhe pandeminë, ndërkohë që kjo duhet të jetë prioritet për ne, që të vijojmë punën për të rimëkëmbur Shqipërinë. Më duket papërgjegjshmëri që të thuash mos i përmend më se na lodhët. Nëse ju lodheni nga një shqetësim, nga një traumë, që dhe për ju duhet të ishte në qendër të vëmendjes, dhe duhet t’i keni pjesë të ligjëratës suaj.
Unë në pjesën e parë të interpelancës, i qëndrova strikt raportimit dhe informimit për Paktin për Universitetin.
Duke ju dëgjuar që mohoni për disa gjëra për të cilat duhet të jemi të gjithë krenarë, duhet të shikoni cila është qasja juaj ndaj universiteteve.
Godinën në Lushnje e vutë në dispozicion të studentëve, ky është standardi juaj, ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë, por kjo është e pafalshme, standardi juaj është ky prandaj jeni të pabesueshëm kur bëni akuza. Do të mbaheni mend si qeveria që ka sjellë periudhën më të errët të arsimit të lartë në Shqipëri, diploma falso, universitete fantazmë, doktoratura që shiteshin e bliheshin.
Unë nuk ju krahasova që në fillim qëllimisht se s’dua të krahasohem me të kaluarën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




