“Investim strategjik”, Rama publikon pamje nga punimet për parkimin nëntokësor nën sheshin e Çerçizit në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook pamje nga punimet që po kryhen për godinën e re të parkimit nëntokësor prej 300 vendesh nën sheshin e Çerçizit në Gjirokastër.
Teksa e konsideron si një investim strategjik për shmangien e plotë të trafikut nga zona e Pazarit të Vjetër, Rama shkruan se do i jepet një frymëmarrje e re turizmit në qytetin e gurtë.
Postimi i plotë:
Vijon puna për godinën e re të parkimit nëntokësor prej 300 vendesh nën sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, një investim strategjik edhe për shmangien e plotë të trafikut nga krejt zona e Pazarit të Vjetër, duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit në qytetin e gurtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




