Investime në arsim në qarkun e Gjirokastrës

Pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, sot në këtë ditë për arsimin shqipëtar konsiderohet dhurata më e çmuar për mësuesit dhe nxënësit që mësojnë në këtë insitucion,ku morën dije emrat më në zë të vendit si Ismail Kadare e Dritëro Agolli.
Gjimnazi “Asim Zeneli” është i njohur si liceu francez i Gjirokastrës dhe u themelua më 5 nëntor 1923. Gjimnazi është një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri. Me 834 milionë lekë të akorduar nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Gjirokastrës,u mundësua edhe transformimi i këtij insitucioni arsimor në Gjirokastër.
Një tjetër dhuratë e qeverisë shqiptare në këtë 7 mars është për mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Përmet. Investimi prej 85 milion lekësh i qeverisë dhe bashkisë ka transformuar totalisht pamjen këtij insitucioni arsimor, duke filluar që nga fasada e jashtme, ambientet e brendshme, sistemin e ngrohjes, sistem monitorimi, palestrën dhe terrene sportive.
Në qarkun e Gjirokastrës investimet me fonde nga buxheti i shtetit kanë përfshirë jo vetëm infrastrukturën arsimore dhe rrugore, por shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



