Investime në energjetikë, Balluku: Ulim në 17.96% humbjet teknike

Aktualitet | 3 vite më parë

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar sot se nënstacionet e integruara janë tashmë çelësi i suksesit për sa i përket investimeve në kapacitetet e energjisë elektrike.

Duke postuar pamje nga investimet në rrjetin social Facebook, Balluku solli në vëmendje rastin e nënstacionit të Kuçovës, ku Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka investuar duke përmirësuar parametrat teknikë, si dhe ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Në këtë kontekst, Balluku tha se, falë investimeve të reja, pajisjet e vjetra, të cilat ishin prodhime të viteve ’50 – ’60, janë zëvendësuar dhe janë instaluar panele të reja të komandimit dhe mbrojtjes.

Ndaj shton ajo, tashmë është radha e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për të vijuar me investimet në këtë nënstacion, për të arritur parametrat e kërkuar edhe për uljen e humbjeve.

“Deri më 31 dhjetor të vitit 2024, duhet të kapin targetin e vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prej 17.96% humbje teknike”, deklaroi Balluku.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme