Investime publike për turizmin malor, ballkoni panoramik, një tjetër atraksion i Razmës

Sociale | 3 vite më parë

Turizmi dimëror së fundmi është kthyer në një atraksion për shqiptarët dhe të huajt. Pika turistike e Razmës mbetet më nga më të frekuentuara në qarkun Shkodër.

Përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Malësisë së Madhe Eristian Smajlaj bënë të ditur se po i kushtohet një  vëmendje e shtuar pikave turistike siç është Razma ku së fundmi janë bërë disa investime.

“Janë bërë investime konkretisht është bërë një pjesë ballkoni panoramik për të krijuar një lloj atraksioni dhe një hapësirë shlodhëse. Vazhdimisht borëpastrueset janë të stacionuara për të asistuar në raste problematike”, tha përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Malësisë së Madhe Eristian Smajlaj.

Ndërtimi i ballkonit panoramik në fshatin Vrith është një tjetër atraksion që i shtohet Razmës. Investime e bëra gjatë këtyre viteve siç është pedonalja, pastrimi i territorit nga ndërtimet pa leje apo sistemimi i ujërave nxisin interesin për investime private që zhvillojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Razmës për lulëzimin e turizmit malor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme