IOC paralajmëron sportistët, asnjë gjunjëzim apo manifestim racist

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka paralajmëruar sportistët që do të jenë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” se ata nuk do të lejohen të protestojnë për çfarëdo lloj arsye gjatë këtij eventi.

IOC u shpreh se do të aplikojë rregullin nr.50 të kartës olimpike, ku thuhet se nuk lejohet asnjë lloj manifestimi apo propagande politike, fetare apo raciale në asnjë vend apo zonë gjatë Olimpiadës.

Kjo masë e ndërkombëtarëve vjen pas protestave të shumta të sportistëve në vende të ndryshme të botës, ditët e fundit. Ata janë ulur në gjunjë në shenjë proteste kundër racizmit, në mbështetje të George Floyd.

Të gjithë sportistët që do të ulen në gjunjë apo do të thyejnë këtë rregull do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen. Nuk do të lejohet as ngritja e grushtit lart apo gjeste të tjera.

Siç dihet, Olimpiada e Tokios do të zhvillohet në vitin 2021, pasi është shtyrë për shkak të koronavirus.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme