Irak, Papa Françesku lutet për viktimat në bastionin e ISIS-it

Botë | 6 vite më parë

Papa Françesku u lut sot për viktimat e shkaktuara nga Shteti Islamik në bastionin e dikurshëm të grupit terrorist në Irakun e Veriut. Kjo e dielë është dita e tretë e vizitës së 84-vjeçarit në Irak, ku komuniteti i krishterë është zvogëluar pas viteve të luftës dhe persekutimit. Papa shkoi në Mosul, i cili ishte pushtuar nga Shteti Islamik nga 2014 në 2017. “Nëse Zoti është Zoti i paqes – sepse kështu është – atëherë është e gabuar që ne të bëjmë luftë në emrin e tij”, tha papa Françesku në Hosh al-Bieaa. “Nëse Zoti është Zoti i dashurisë – sepse kështu është – atëherë është e gabuar që ne të urrejmë vëllezërit dhe motrat tona”, theksoi ai. “Sot, ne ngremë zërin tonë në lutje Zotit të Plotfuqishëm për të gjitha viktimat e luftës dhe konfliktit të armatosur. Këtu në Mosul, pasojat tragjike të luftës dhe armiqësisë janë shumë të dukshme”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme