Irani dhe Serbia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Botë | 6 vite më parë

Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta dhe respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Teheran, u takua me homologun iranian Mohammad Javad Zarif, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Gjatë takimit të tyre, Zarif dhe Selakoviç diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme