Irani fillon sulmin ndaj Izraelit, duke lëshuar dhjetëra dronë që do të duhen orë për të mbërritur

Botë | 3 vite më parë

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Dronët e tipit Shahed 136,  vlerësohet se janë rreth 50 të tillë, kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve.

Ata konsiderohen si vala e pare e sulmit frontal që republika islamike po ndërmerr në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës së saj në Damask. 

Izraeli ka njoftuar se mbrojtja e tij ajrore është funksionale dhe forcat e armatosura në gadishmeri.

Presidenti amerikan Biden ndërpreu pushimet dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë për konsultime me këshilltarët.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme