Ish anëtari i bandës së Gaxhait, gjykata vendos burg me afat për “Çipurin”

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest në burg me afat dy muaj” për Amarildo Sulejmanin, i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri”. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për “vjedhje automjeti”.

Gjykata e Durrësit e ka cilësuar të vlefshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj.

Vete i pandehuri ka thënë se makina ka qenë e një shoku te tij dhe nuk kishte dijeni se targat ishin të vjedhura.

Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi. Por patrullat mundën ta neutralizonin duke e arrestuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme