Ish-kampioni i boksit feston me Halaand… në fushë (Foto)

Angli | 3 vite më parë

Erling Haaland ishte protagonist i një episodi të veçantë pas shënimit të golit kundër Sheffield United. Sulmuesi i City-t ktheu në gol një pasim të artë të Jack Grealish dhe në momentin e festimit të rrjetës u vu re diçka e pazakontë.

Një tifoz braktisi shkallët e stadiumit dhe vrapoi drejt norvegjezit, i cili ruajti gjakftohtësinë dhe vazhdoi sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Minuta pas përfundimit të ndeshjes mediet britanike njoftuan se personi, i cili theu barrierat e punonjësve të sigurisë të “Etihad Stadium”, ishte një ish-boksier. Bëhet fjalë për Terry “Turbo” Flanagan, i cili njihet për pasionin që ka për “sky blue”-t e Manchester-it.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme