Ish-ministri Beqaj paraqitet sërish si çdo të premte në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, siç çdo të premte është paraqitur serish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mbi Ish-ministri Beqaj rrëndon akuza për kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit.
Kujtojmë se më 9 janar, Beqja u mor në pyetje përreth 9 orë në lidhje me këtë koncesion.
SPAK ka akuzuar ish-ministrin Beqaj, për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarësh, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, u bë arrestimi i biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Koncesioni i sterilizimit kaloi në duart e prokurorëve të SPAK në korrik 2022, të cilët nisën hetimin për të zbardhur procedurat e dhënies me koncesion të këtij shërbimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




