Ish ministri i LSI Nasip Naço i është bashkuar PS: “Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike”

Një nga eksponentët e lartë të LSI-së, ish ministri i saj Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste, duke deklaruar se “Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike” dhe se “e ardhmja i përket socialistet progresive”. Zoti Naço e njoftoi largimin e tij nga LSI dhe kalimin tek PS në qytetin e Beratit ku bashkë me ministrin e turizmit Blendi Klosi, mor pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Berat, Ditën e Ujit të Bekuar. Gjatë fjalës së tij para mediave Naço u shpreh se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike. “Nuk është rastësi nuk është dita e parë, jam prej 30 vjetësh nuk mund të mungoj dhe sot. Vendi ka nevojë për të ecur para, unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar, kontributi im ndoshta ka qenë modest, por përkushtimi për Reformën në Drejtësi ka qenë shumë i madh. Sot jam me zotin Klosi po ajo që dua të them është se dhe në të ardhmen do të jem krah tij” tha zoti Naço.
I pyetur se përse u largua nga LSI, zoti Naço tha: “Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike, nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë, ka nevojë që të përfaqësojë qytetarët të cilët kërkojnë që votat e tyre të kalojnë me të majtën. Eksperimentet janë të së kaluarës. E thashë dhe më parë që e ardhmja i përket socialistet progresive. Mesazhet që më vinë nga qytetarët janë që unë të vijoj të jap kontribut për këtë qytet dhe nuk janë pak, por 70 përqind të atyre që kanë votuar të ardhmen progresive” tha zoti Naço.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




