ISHP: 15 bashki rritje infektimesh nga COVID

Sociale | 3 vite më parë

ISHP konfirmon rritjen e rasteve të infektimeve nga COVID në Shqipëri. Sipas ekspertëve situata epidemiologjike paraqitet e qetë. Aktualisht po qarkullojnë nënvariantet e fundit të “Omicronit” që u shfaqen mesvitin e shkuar BA.4 dhe BA.5 dhe nuk ka asnjë konfimim për variantin EG.5 ose “Iris” që po qarkullon aktualisht në Europë.

Epidemiologu Artan Simaku sqaroi se nga monstrat e infektimeve të dërguara në laboratorin e referencës nuk ka ende një konfirmim për variantin e ri “Eris” që po qarkullon në Europë dhe Amerikë.

Sipas Simakut  infektimet janë shfaqur në 15 bashki të vendit, përfshirë ato të zonave bregdetare, ndërsa ka edhe raste sporadike të shtrimeve në spital.

ISHP konfirmon se ka dërguar në laboratorin e references për sekuencim genetik mostra nga infektimet e fundit për të përditësuar llojin e nënvariantit që qarkullon apo dominon në vend.

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme