ISIS merr përsipër sabotazhin e gazsjellësit të Egjiptit drejt Izraelit

Botë | 6 vite më parë

Ushtria e Egjiptit tha se një “shpërthim i kufizuar” ka goditur gazsjellësin në veri të gadishullit të Sinai të premten, një incident për të cilin pretendon përgjegjësinë dega rajonale e Shtetit Islamik.

Shpërthimi ndodhi pranë qytetit të el-Arish, në një zonë të gadishullit Sinai Peninsula ku përplasjet me militantët islamikë kanë qenë të shpeshta, megjithë përpjekjet e shpeshta dhe brutale të ushtrisë së Egjiptit kundër tyre.

ISIS nuk ka dhënë prova për autorësinë e sulmit por tha se luftëtarët e tij kishin shpërthyer mjete artizanale në linjën e gazit natyral të Egjiptit drejt Izraelit, duke shkaktuar “dëme të konsiderueshme materiale”.

Masa e dëmeve nuk ishte e qartë pasi autoritetet egjiptiane thanë vetëm se zjarri i shkaktuar ishte shuar .

 

Në shkurt një akt i ngjashëm sabotazhi u mor përsipër nga ISIS në të njëjtin rajon.

Egjipti eksporton gaz natyral drejt Izraelit me anë të një degëzimi nënujor të Gazsjellësit Arabik./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme