Itali/ Moti i keq “gjunjëzon” rajonin Marche, 7 viktima dhe 3 të zhdukur

Botë | 4 vite më parë

Moti i keq ka “gjunjëzuar” rajonin Marche-n në Itali, duke shkaktuar shtatë vdekje dhe tre të zhdukur. Shirat e dendur i kthyen rrugët në përrenj, duke marrë përpara makinat.

Mes të zhdukurve është edhe një djalë 8-vjeçar. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinë e cila u bllokua nga uji. Nëna u shpëtua nga zjarrfikësit, por nuk ka ende asnjë gjurmë nga djali.

Në tre orë stuhi,  ra gjysma e shiut që binte në një vit në rajon. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa në të gjithë rajonin është dhënë alarmi për daljen e lumenjve nga shtrati. Shkollat në rajon janë mbyllur, ndërsa rrugët janë të pakalueshme./ Tgcom

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme