Itali, tjetër shifër rekord e të infektuarve me COVID-19, regjistrohen 353 viktima

Botë | 6 vite më parë

Italia vazhdon të regjistrojë shifra dramatike të rasteve të reja me COVID, si dhe të viktimave. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit në vendin fqinj 28 244 persona rezultuan pozitivë, nga 22,253 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë 353 persona kanë humbur jetën, shifra më e lartë që prej fillimit të muajit maj. Në total në shtetin fqinj kanë rezultuar pozitivë 759,829 persona, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë. Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 6258 persona, duke shënuar një total prej 302 275 të shëruarish. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme