Italia në krizë politike, Renzi tërheq 2 ministra nga qeveria Conte

Matteo Renzi ka tërhequr dy ministrat e partisë së tij nga kabineti qeveritar, duke futur në krizë kështu qeverinë Conte dhe Italinë në kulmin e pandemisë. Lajmi u konfirmua nga vetë Renzi përmes një konference për media, ku njoftoi dorëheqjet e Teresa Bellanova-s dhe Elena Bonetti-n.
“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Matteo Renzi .
Motivi është mos dakortësitë politike në aprovimin e planit kombëtar ekonomik e social për rimëkëmbjen e përballimin e pasojave të krizës pandemike që ka përfshirë vendin. Përplasja kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e COVID. Nuk dihet nëse do të krijohet një qeveri tjetër Conte 3 apo nëse do të kërkojë mbështetje nga të djathët. Gjithsesi, fati i qeverisë italiane është në fije të perit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




