Iu mohua interpelanca, Bardhi bllokon foltoren: Për Ramën, trafiku i drogës është çështje private

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bllokoi foltoren e Kuvendit pasi kërkoi fjalën për interpelancën e kërkuar prej ndaj kryeministrit Edi Rama mbi akuzat e hedhura ndaj vëllait të këtij të fundit, Olsi Rama.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka kërkuar Bardhit që t’i përmbahet procedurës ndryshe tha se “do të ndërpres fjalën nëse nuk i përmbahesh”.
Por Bardhi i ka kërkuar që ajo të heqë nga fjalori kërcënime të tilla. Ndërsa tha se trafiku i drogës për të cilën e kishte kërkuar interpelancën ndaj Edi Ramës, është çështje me interes publik ndaj duhej diskutuar në Kuvend.
“E para një herë zonja kryetare hiqeni nga fjalori këtë kërcënimin që të “do të heq fjalën” se nuk i shkon kryetares së Kuvendit.
Së dyti, nuk e di se çfarë quani ju veprimtari shtetërore por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioriteti kombëtar.
Veprimtaria e policisë dhe shërbimeve sekrete ndaj trafikut të drogës është veprimtari shtetërore. E kuptoj që për Edi Ramën trafiku i drogës është çështje private”, u shpreh Bardhi.
Ndërkaq, deputeti socialist, Bledi Çuçi reagoi se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kthehet në pazar nga opozita duke bërë zhurmuesin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




