Izraeli kërcënon të largohet nga pjesëmarrja në Eurovizion

Botë | 3 vite më parë

Izraeli thotë se do të tërhiqet nga Eurovision Song Contest nëse organizatorët përpiqen të censurojnë hyrjen e tij.

Ky reagim vjen pasi teksti i “October Rain” që do të këndohet nga Eden Golan u zbuluan në media në fillim të kësaj jave.

Sipas gazetës Israel Hayom, kënga i referohet viktimave të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Organizatori i Eurovizionit EBU tha se aktualisht ishte duke e vlerësuar këngën. Rregullat e konkursit ndalojnë mesazhet politike, në një gjest neutraliteti.

Në vitet e mëparshme, EBU ka detyruar përfaqësuesit kombëtarë të ndryshojnë tekstet e tyre. Në vitin 2009, Gjeorgjia u tërhoq nga konkursi pasi kandidatura e tyre e propozuar nuk u pranua.

Në një deklaratë në lidhje me hyrjen e Izraelit në vitin 2024, organizatorët thanë: “EBU është aktualisht në procesin e shqyrtimit të teksteve, një proces i cili është konfidencial midis EBU dhe transmetuesit derisa të merret një vendim përfundimtar”.

“Nëse një këngë konsiderohet e papranueshme për ndonjë arsye, transmetuesve u jepet mundësia të dërgojnë një këngë të re ose tekst të ri.”, thanë organizatorët citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme