Izraeli: Spitalit në Gaza i dërguam karburant por e refuzuan

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka reaguar ndaj ngjarjeve në spitalin Al-Shifa.
“Ne kemi ofruar mbrëmë, në fakt, t’u japim karburant të mjaftueshëm për të vijuar punën spitali” tha Netanjahu duke pretenduar se karburanti është refuzuar.
“Ne nuk e kemi betejën me pacientët, apo me civilët. Mendoj se çdo vdekje në radhët e civilëve, çdo foshnjë e vdekur është një tragjedi”, u shpreh ai.
Ushtria izraelite ka publikuar një video që thotë se tregon karburantin që ofrohet, por kjo mbetet ende e paverifikuar.
Një grup mjekësh ka thënë se dy foshnja të lindura para kohe kanë vdekur në spital për shkak të mungesës së energjisë elektrike, dhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se pesë persona të plagosur kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë për operacione.
Netanjahu tha se Izraeli kishte kërkuar gjithashtu të ndërtonte spitale në terren ku mund të zhvendoseshin pacientët.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, i tha BBC-së këtë mëngjes se “gjithçka po funksionon” në Al-Shifa dhe se pretendimet për mungesat bazë ishin “përpunuar nga Hamasi”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




