Izraeli sulmon sërish, Netanyahu urdhëron evakuimin e civilëve të zhvendosur në jug të Gazës

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të premten (9 shkurt) se ka urdhëruar ushtrinë të përgatisë një plan për evakuimin e popullatës në Rafah.

Njoftimi erdhi pas kritikave të rënda ndërkombëtare, përfshirë nga SHBA, për qëllimet izraelite për të zhvendosur forcat tokësore në qytetin që kufizohet me Egjiptin. 

Izraeli thotë se Rafah është bastioni i fundit i Hamasit dhe duhet të dërgojë trupa për të përfunduar planin e tij të luftës kundër grupit militant islamik. Por rreth 1.5 milionë palestinezë janë grumbulluar në qytet pasi kanë ikur nga luftimet diku tjetër në Gaza .

Rafah kishte një popullsi të paraluftës prej afërsisht 280,000, dhe sipas Kombeve të Bashkuara tani është shtëpia e rreth 1.4 milionë njerëzve të tjerë që jetojnë me të afërmit, në strehimore ose në kampe tendash të përhapura pasi u larguan nga luftimet diku tjetër në Gaza.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Përkundrazi, është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuojnë zonat e luftimit”, tha zyra e Netanyahut. 

Izraeli tashmë ka filluar të godasë Rafahun nga ajri. Sulmet ajrore gjatë natës dhe të premten goditën dy ndërtesa banimi në Rafah, ndërsa dy vende të tjera u bombarduan në Gaza qendrore, duke përfshirë një që dëmtoi një kopsht fëmijësh të kthyer në strehë për palestinezët e zhvendosur/AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme