Izraeli thotë se ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga Gaza jugore

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës.

Ndërsa lufta shkatërruese në Gaza hyn sot në muajin e saj të shtatë, negociatorët nga SHBA, Egjipti, Katari, Izraeli dhe Hamasi takohen sërish në Kajro në një përpjekje të shumëfishtë për të arritur një armëpushim që do të lidhet me lirimin e pengjeve.

Izraeli është nën presion si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda vendit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën e rrethuar.

Të shtunën mbrëma në Tel Aviv pati një mobilizim të madh kundër Netanyahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij, zgjedhje të parakohshme dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme