Izraelitët dalin në shesh, kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut: Lironi pengjet prej Hamasit

Botë | 3 vite më parë

Demonstruesit izraelitë janë mbledhur në “Sheshin Demokracia” në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë teksa kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Protesta po organizohet nga “Change Generation”, një lëvizje e themeluar në prag të 7 tetorit, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe ndryshimin e udhëheqjes izraelite.

Policia ka barrikaduar pjesë të rrugës Begin dhe rrugës “Kaplan” për të frenuar demonstratën, si dhe daljet pranë autostradës Ayalon për të parandaluar protestuesit të bllokojnë trafikun, siç bëjnë shpesh, transmeton Israel Today. 

Pasi të përfundojë pjesa zyrtare e demonstratës protestuesit do t’i bashkohen protestës së familjeve të pengjeve në rrugë në “Begin”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme